Katastrofike, 386 viktima nga moti i keq

19:53 / E diell, 19 Gusht 2018

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura në Kerala të Indisë, arriti në 386.

Deri tani, 220 mijë persona janë vendosur në qendrat e strehimit për shkak të reshjeve që vazhdojnë që prej 12 ditëve.

Përmbytjet e shkaktuara nga musonet kanë prekur 12 rajone.

Këtë vit, në shtatë shtete të Indisë gjatë sezonit të shirave musonikë, kanë humbur jetën mbi 1 000 persona, përcjell Atsh.

Instituti Meteorologjik i Indisë njoftoi se prej nesër reshjet do të zvogëlojnë intensitetin./ a.jor.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400