Kina dhe Amerika heqin dorë nga lufta tregtare

16:03 / E hëne, 21 Maj 2018

Kina dhe SHBA-ja vendosën të heqin dorë nga çdo luftë tregtare dhe rritja e tarifave doganore respektive, njoftoi sot media zyrtare kineze.

Ky njoftim, i bërë pas negociatave të nivelit të lartë në Uashington, ndodhi pas disa muajve tensionesh mes dy fuqive, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzonte një marrëdhënie tregtare të çekuilibruar duke e cilësuar si një rrezik për SHBA-në.

“Dy palët kanë arritur në një konsensus që nuk do të angazhohen në një luftë tregtare dhe nuk do të rrisin tarifat doganore respektive”, deklaroi zëvendëskryeministri kinez, Liu He, sipas agjencisë zyrtare ët lajmeve Hsinhua.

Zëvendëskryeministri kinez, i cili ka drejtuar këtë javë në Uashington delegacionin e ngarkuar me negociatat me sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, theksoi se marrëveshja ishte një domosdoshmëri, përcjell Atsh.

Më herët, Uashingtoni dhe Pekini kishin arritur në konsensus mbi faktin për të marrë masat për reduktimin e deficitit të SHBA-së për shkëmbimet tregtare me Kinën.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400