Kitaroviq i dhuron Trumpit dhe kryeministres së Britanisë fanella të ekipit kroat /FOTO

17:53 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq është duke qëndruar në Bruksel ku po merrë pjesë në Samitin e NATO-s.

Me këtë rast ajo është takuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe ia ka dhuruar atij një fanellë të ekipit të saj kombëtar me emrin e Trump, përcjell lajmi.net.

Përpos Trumpit, Kitaroviq i ka dhuruar fanellë edhe kryeministres së Anglisë, Theresa May, kundërshtare e Kroacisë në gjysmëfinalen e sontme.

Në disa fotografi të publikuara në Twitter, Kitaroviq shihet së bashku edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Për shkak të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, presidentja kroate do të mungojë në ndeshjen e gjysmëfinales së sontme, Kroaci-Angli në Botërorin Rusia 2018.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400