Kjo ishte pamja e pilotit italian në përballje me avionin luftarak rus

00:36 / E shtunë, 17 Mars 2018

 

Dy avionë luftarakë të Italisë të tipit Eurofighter Typhoon kishin ekzekutuar një reagim emergjent ndaj një avioni luftarak rus që fluturonte mbi Detin Baltik më 1 shkurt të këtij viti, transmeton Gazeta Metro.

Avioni rus nuk kishte dhënë shenjën paralajmëruese që e bën avionin të duket në radar, prandaj avionët italianë u ngritën nga baza ajrore në Amari të Estonisë, shtet në kufi me Rusinë.

Të dy avionët italianë e kishin përcjellë jashtë zonës ajrore të Detit Baltik avionin rus, ndërsa është bërë e ditur se operacioni ishte kryer në bashkëpunim me një bazë ajrore në Gjermani.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar këtë fotografi, e cila ishte shkrepur gjatë këtij operacioni, ndërsa avioni në fotografi është pikërisht luftaraku rus.

Shtetet anëtare të NATO’s kishin shtuar prezencën e trupave dhe misioneve në shtetet e Baltikut, pas konfliktit që shkaktoi Rusia në Ukrainë, që kulmoi me aneksimin e Krimesë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400