Koalicioni i udhëhequr nga sauditët “ndihmon” Jemenin

00:57 / E martë, 23 Janar 2018

 

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët, i cili aktualisht po lufton me militantët Houthi në Jemen, ka njoftuar se do të ofrojë ndihme në vlerë të 1.5 milionë dollarëve.

“Koalicioni do të sigurojë 1.5 miliardë dollarë amerikanë për ndihma humanitare në Jemen”, thuhet në deklaratë, shkruan al-Arabia, transmeton portali arbresh.info

Koalicioni ka premtuar se do të mbajë të gjitha portat e hapura, përfshirë portin Hodeidah, për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin në Jemen.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka ndërhyrë në konfliktin e Jemenit që nga marsi i viti 2015.

Lufta në Jemen ka vrarë 10 mijë njerëz, kryesisht fëmijë, ndërsa të zhvendosur janë rreth 3 milionë njerëz, duke krijuar kështu një nga krizat më të këqija humanitare në botë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400