Komedia e politikaneve turq: Liderët shpëtojnë qytetarët nga vetëvrasjet (Video)

13:34 / E diell, 08 Korrik 2018

Ura e Bosforit po del të jetë vend i kobshëm për qytetarët turq. Nga aty disa persona po tentojnë që t’ia marrin jetën vetës. Por për fatin e tyre, tentimet për vetëvrasje po ndalen nga udhëheqësit e tyre. Në dy raste liderët nga Turqia kanë arritur që t’i ndalin qytetarët që ta kryejnë aktin e vetëvrasjes. Të dy këto raste kanë ndodhur në urën e Bosforit, shkruan Express.

 

Eskorda e kryeministrit turk, Binali Yildirim, ndaloi për disa minuta tek Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”, e njohur ndryshe Ura e Bosforit.

Aty një qytetarë po tentonte që t’ia merrte jetën vetës duke kërcyer nga kjo urë në ujë.  Por, kryeministri Yildirim, në një moment doli nga vetura dhe iu afrua atij duke e bindur kështu që të hiqte dorë nga akti.

Personi me inicialet T.T pas përpjekjeve nga punonjësit shoqërues të autokolonës ka hequr dorë nga vetëvrasja pasi ka vërejtur kryeministrin Yıldırım, i cili e përqafoi qytetarin dhe u përpoq ta ngushëllonte.

Turqi, kryeministri Yıldırım parandalon një vetëvrasje

Turqi, kryeministri #Yıldırım parandalon një vetëvrasje http://v.aa.com.tr/1197770

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Dimanche 8 juillet 2018

“Një veprim të tillë nuk duhet ta ndërmarrësh më. Ne jemi muslimanë, dhe asnjë gjë nuk mund të jetë arsye që një njeri t’i japë jetës së tij fund. Të gjithë herë herë kemi patur momente të vështira që kemi kaluar. Në raste të tilla njeriu duhet të mbështetet tek Allahu dhe të bëjë durim. Në fund të çdo errësire ka një dritë, pas çdo situate të vështirë ka një lehtësim. Shpresat nga krijuesi ynë nuk duhet t’i humbim. Allahu e deshi që ne të dy të takoheshim në këtë situatë. Pas kësaj gjithçka do të jetë më e bukur, mos u mërzit”, i është shprehur  kryeministri Yıldırım qytetarit gjatë bisedës që ka vazhduar në sallën e dasmës.

Në anën tjetër është vërejtur se personi T.T ka qenë i lënduar në gjoks pasi është hedhur në mesin e urës nga taksia me të cilën kishte ardhur. Pas ndërhyrjes së parë nga mjekët e kryeministrisë personi është dërguar me ambulancë në spital

Por ky nuk është rasti i parë që kur liderqët turq kanë parandaluar vetëvrasjet e qytetarëve të tyre., Në të njejtin vend gjatë vitit 2015, njejtë kishte vepruar edhe presidentin Erdogan.

 

 

 

Erdogan në dhjetorin e vitit 2015 kishte ndaluar automjetin e tij zyrtar dhe ka penguar këtë akt të vetëvrasjes.

Viktima, pasi ka dëgjuar që Presidenti Erdogan është interesuar me këtë problem ai i ka dhënë fund aktit për tu hedhur nga ura dhe është afruar drejt automjetit zyrtar të Presidentit Erdogan.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400