Krimi i tmerrshëm: Nuk ia pëlqente nëna, burri djeg dy nuset

10:02 / E diell, 14 Janar 2018

 

Një burrë indian ka djegur brenda në makinë dy nuset e tij pasi nuk ia pëlqente e ëma.

Ngjarja horror ka ndodhur këtë javë në fshatin indian Seswa, në shtetin e Rajasthan.

Deepa Ram u tha policëve se i kishte blerë bizhuteri bashkëshorteve dhe kur po ktheheshin me makinë, një debat i ashpër mes të treve bëri që burri të merrte vendimin drastik për t’i mbyllur brenda makinës të dyja femrat, Daria Devi (25 vjeç) dhe Mali Devi (27 vjeç), dhe t’i vinte zjarrin asaj.

Policia bëri me dije se pasi rrëfeu krimin makabër, burri shtoi se nëna e tij nuk i pëlqente nuset.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400