“Krizë” në Belgjikë, i nxehti cenon “pjatën kombëtare”

14:37 / E premte, 10 Gusht 2018


Shitësit e ushqimeve në belgjikë po luten të bjerë shi në një kohë kur moti i nxehtë po kërcënon pjatën kombëtare të vendit, patatet e skuqura. “KRIZË” NË BELGJIKË, I NXEHTI CENON “PJATËN KOMBËTARE”.

Vala e të nxehtit në Evropë ka reduktuar prodhimin e patateve me një të tretën, krahasuar me një mesatare vjetore. Pa reshje domethënëse shiu përgjatë javëve të ardhshme, korrjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë akoma më të reduktuara.

Pasojat e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm tek sasia por edhe tek përmasat e patateve dhe ashpërsia e lëkurës së tyre. Nëse lëkura është shumë e fortë, ato nuk mund të kalojnë në makinat qëruese që përdoren nga prodhuesit e patateve të skuqura.

Çmimi i patateve binjtje, varieteti tradicional që përdoret për patatet e skuqura, është rritur që tani. Dhe pritet të rritet akoma më shumë duke e bërë snekun e lirë belg, më të shtrenjtë.

“Është hera e parë që belgët luten për shi…patatet e skuqura janë jetësore, janë pjesë e kulturës sonë…janë më shumë se sa thjeshtë një produkt…janë simbol i Belgjikës”, thotë një qytetar.

Belgjika, që nuk është e njohur për mungesën e shiut, ka aplikuar për fonde emergjence të BE për të përballuar thatësirën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400