Kroacia hyn në zonën Schengen

10:25 / E enjte, 14 Dhjetor 2017

 

Parlamenti Europian, në mbledhjen e vet plenare në Strasbourg, gjatë debatit tematik, ka përkrahur hyrjen e Kroacisë në zonën Schengen.
Hyrja, sipas asaj që presin euro-parlamentarët kroatë, mund të ndodhë në vitin 2019, përcjell ”jutarnji list”.

Baza kryesore e propozimit të këtij ndryshimi të madh në sistemin e hyrjes e daljes nga BE është se në Union nuk duhet të ketë shtete të rendit të dytë dhe se për këtë arsye propozohet që zona Schengen të zgjerohet edhe në Bullgari, Rumani e Kroaci.

Nga Kroacia tani pritet që deri në fund të vitit të ardhshëm të plotësojë të gjitha kriteret për t’u bërë anëtare e zonës Schengen.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400