Kryeministri italian e quan Francën hipokrite

10:14 / E mërkure, 13 Qershor 2018

Italia nuk do të pranojë mësimet “hipokrite” nga vendet që emigrantëve gjithmonë ua kanë kthyer shpinën, tha kryeministri italian Giuseppe Conte, duke iu përgjigjur kritikave të Francës për një anije me 629 emigrantë.

“Deklaratat që kanë të bëjnë me anijet që vijnë nga Franca janë të habitshme dhe tregojnë një mungesë të konsiderueshme të njohurive se çfarë po ndodh aktualisht. Italia nuk mund të pranojë mësime hipokrite nga vendet që gjithmonë kanë preferuar t’i kthejnë shpinën imigracionit”, njofton kabineti i Contes.

Një anije për disa ditë ka mbetur në det të hapur, pasi Italia dhe Malta nuk kanë pranuar që anija të hyjë në territorin e tyre, derisa Spanja ka njoftuar se do t’i pranojë emigrantët.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400