Kryetari detyron policet të vishen shkurt

10:49 / E enjte, 12 Korrik 2018

Kryetari libanez ka urdhëruar gratë police të veshin pantallona të shkurtër në mënyrë që të tërheqin më shumë turistë.

 

Prej skulpturave të mëdha, muzeve, dyqaneve të vjetra, qytetet përreth botës kanë provuar mënyra të ndryshme që të tërheqin turistët brenda tyre.

Por një qytet në Liban ka ardhur me idenë më të çuditshme dhe të pa dëgjuar ndonjëherë, kryetari i këtij qyteti po i detyron policet gra të veshin pantallona të shkurtër.

Kryetari i Brummana’s, Pierre Achkar, qytet rreth 10 kilometra larg Beirut’it, thotë që këto rregulla të reja të veshjes janë bërë për arsye që qyteti të marrë më shumë turist, transmeton gazetametro.

“Ne në Liban duam të ndryshojmë perceptimin e zymtë që ka Libani në sytë e perëndimit. 99 për qind të turistve në Mesdhe veshin pantallona të shkurtër”, ka thënë krytari për RT.

Sidoqoftë, planet e tij janë kritikuar nga dy partitë më të mëdha politike në këtë vend, sipas Lebanese Examiner. Konservatoret e kanë akuzuar atë se është e panevojshme t’i “ekspozojë” gratë police, derisa liberalët në anën tjetër kanë thënë se nuk është e drejtë që vetëm gratë të vishen shkurt, ndërsa burrat policë lejohen akoma të veshin pantallona të gjatë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400