Kurz kërcënohet me vdekje: Vrisni foshnjen e Hitlerit (Foto)

10:29 / E martë, 17 Tetor 2017

 

Policia austriake ka nisur një hetim për shkak të një postimi të një reviste satirike gjermane.

Në këtë revistë shfaqet imazhi i drejtuesit të Partisë Popullore Austriake (OVP) Sebastian Kurz poshtë të cilit shkruan “Më në fund e mundur: Vrasni foshnjën e Hitlerit”, transmeton InfoPress.

Ky postim në Twitter u bë vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku numrin më të madh të votave i mori partia PZHK e Kurz.

Siç shkruan Politiko, ky ka lidhje me eksperimentin e vjetër: “Nëse do të mund të ktheheshe prapa, a do ta vrisje fëmijën e Hitlerit?”

Përveç Policisë së Vjenës, me këtë rast po merrret gjithashtu edhe policia rajonale për luftë kundër terrorizmit.

Gjatë ditës, as Kurt as ndonjë nga partia e tij nuk u pronocuan për rastin. /Gazeta InfoPress

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400