Lira turke pëson ulje, investitorët presin planin e veprimit

13:43 / E hëne, 13 Gusht 2018


Monedha e Turqisë, lira, është duke tregtuar ndjeshëm më ulët këtë të hënë, pasi banka qendrore e vendit ka njoftuar se do të marrë masa për të mbështetur sistemin financiar mes paralajmërimeve pët një krizë të theksuar. Këto lëvizje kanë ardhur pasi investitorët kanë pritur që qeveria të zbulojë një plan për të qetësuar tregjet.

Lira ka humbur më shumë se 40 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit. Rezervat turke u goditën gjithashtu, me indeksin BIST 100 që zbriti 2.3 për qind, duke arritur nivelin më të ulët në terma të dollarit amerikan që nga fillimi i vitit 2009.

Lëvizjet erdhën pasi investitorët pritën që qeveria të zbulojë një plan të hënën për të qetësuar tregjet.

Një person i njohur me këtë çështje shtoi se banka qendrore kishte sinjalizuar një shtrëngim të politikës monetare duke u përgatitur për të dhënë hua me një normë njëditore mbi normën e riblerjes prej 17.5 për qind.

Reuters njoftoi të hënën se banka ishte e gatshme të ofrojë likuiditet të lirë në 19.25 për qind pasi zgjodhi të mos mbajë ankandin e rregullt të riblerjes për atë ditë, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka përsëritur vazhdimisht armiqësinë e tij ndaj normave të larta të interesit, një qëndrim që në të kaluarën ka inkurajuar bankën qendrore që të rrisë normat përmes mjeteve relativisht të paqëndrueshme dhe komplekse.

Por fuqitë e Erdoganit janë rritur pasi që dispozitat e reja të një presidence ekzekutive hynë në fuqi muajin e kaluar dhe personi i njohur me këtë çështje tha se pritet që vëllimet të jenë shumë të ulëta në fillim, sepse kishte pak kërkesa për likuiditet.

Banka qendrore njoftoi një sërë masash të tjera duke përfshirë zvogëlimin e kërkesave të rezervës së lire të bankave, për të mbështetur stabilitetin financiar pas një jave shtypje për monedhën.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400