Lirohet çifti pas 5 viteve pengmarrje nga talibanët

17:19 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

 

Ushtarët pakistanezë e kanë liruar sot një familje pesë-anëtarësh nga Amerika Veriore i cili po mbahej peng nga talibanët afganë.

Kanadezi Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij Caitlan Coleman u rrëmbyen në vitin 2012 teksa po e vizitonin Afganistanin. Ata sollën në jetë tre fëmijë derisa ishin peng i talibanëve.

Ata u shpëtuan pas një informate që ushtria pakistaneze mori nga SHBA-ja gjatë një operacioni afër kufirit afgan, njofton ushtria pakistaneze.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet SHBA-Pakistan.

“Zonja Coleman lindi tre fëmijë gjatë kohës sa çifti u mbajt peng”, ka thënë Trump në një komunikatë, duke shtuar “Sot, ata janë të lirë”.

Ushtria pakistaneze ka thënë se agjencitë amerikane të inteligjencës e kanë gjurmuar këtë familje në Afganistan dhe raportuan se më 11 tetor ata ishin zhvendosur përgjatë kufirit në distriktin fisnor të Pakistanit, Kurram.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400