Maduro pranon dështimin e qeverisë së tij: Modeli jonë ekonomik dështoi

22:45 / E martë, 31 Korrik 2018

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro pranoi dështimin e modelit prodhues që qeveria e tij aplikoi në Venezuelë, vend që përballet me një hiper inflacion dhe katër vite recesion.

“Modelet prodhuese që kemi testuar deri tani ishin një dështim dhe kjo është përgjegjësia jonë, e imja, e jotja”, deklaroi presidenti venezuelas gjatë një kongresi të formacionit në pushtet, Partia Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV).

“Qurravitjet duhet të përfundojnë! (…) Ne duhet të prodhijmë me apo pa agresin, me apo pa bllokazh, ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike (…) Nuk ka më ankesa, ajo që dua janë zgjidhje, shokë!”, theksoi Maduro.

Qeveria venezuelase ka shtetëzuar sektorë të tërë të ekonomisë, si çimentoja dhe çeliku, ka larguar qindra sipërmarrje dhe kohët e fundit i ka bërë thirrje ushtrisë që të kontrollojë tregjet bashkiake për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve, përcjell Atsh.

Inflacioni mund të arrijë 1 000 000% këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që PBB-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) do të bier me 18%.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400