Malazezët kampionë të dembelizmit

13:53 / E diell, 26 Gusht 2018

“Malazezët mbajnë një karrige pranë shtratit për t’u çlodhur pasi ngrihen nga gjumi”. Kjo shprehje e famshme duket se është vërtetuar pasi ishin 4 pjesëmarrësit nga Mali i Zi që fituan Lojërat Olimpike për dembelët.

Garuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja të vetëdeklaruar si dembelë u përfshinë në këtë olimpiadë të pazakontë, për titullin “dembel” dhe një shumë prej 400 Eurosh. Gara nuk parashikonte shfaqjen e aftësive sportive. Në fakt ata qëndruan shtrirë për 49 orë për t’u shpallur fitues, shkruan tvklan. Ata madje thyen edhe rekordin e vendosur një vit më parë prej 48.5 orësh.

Në garë morën pjesë 60 persona. Ata duhet të qëndronin shtrirë ku mund të hanin, pinin të bisedonin madje edhe të lundronin në internet. Por rregullat ishin strikte, nuk mund të ngriheshin as për të shkuar në tualet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400