May pritet t’i drejtohet Parlamentit lidhur me sulmet në Siri

11:16 / E hëne, 16 Prill 2018

Kryeministrja britanike, Theresa May, sot pritet të përballet me ligjvënësit britanikë. Ajo do t’u shpjegojë atyre vendimin për të kryer sulme ajrore në Siri, pa miratimin e Parlamentit.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca të shtunën kanë goditur caqe në Siri, në përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.

Parlamenti britanik rifillon sot punën, pas pushimit pranveror. Ligjvënësit nuk janë konsultuar para sulmit në Siri, raporton AP.

Qeveria britanike, megjithatë, ligjërisht nuk është e obliguar që të marrë miratimin e Parlamentit për sulme ajrore, por rëndom për veprime të tilla merr qëndrimin e ligjvënësve.

May pritet t’u thotë ligjvënësve se sulmet ajrore ishin “në interesin kombëtar të Britanisë”, dhe janë kryer për të ndalur vuajtjen nga sulmet kimike.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400