Mbi 600 mercenarë rusë të vrarë në Siri

20:00 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

Ndërkohë që Presidenti rus, Vladimir Putin, është vënë nën akuzë se po mundohet të mbulojë praninë e mercenarëve rus në Siri, raportohet se shumë të tillë kanë ndërruar jetë gjatë luftimeve në këtë shtet.

Më tepër se 600 mercenarë rusë janë raportuar të vrarë në Siri gjatë javëve të fundit, shumica e të cilëve nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA, shkruan Daily Mail.

Të dy burimet si ato amerikane edhe ruse raportojnë për vdekjen e më shumë se 200 mercenarëve të vrarë në një sulm të dështuar ndaj një baze që mbahet nga forcat amerikane dhe kurde në Deir Ezzor, në veri-lindje të Sirisë, javën e kaluar, raporton Bloomberg.

Megjithatë, Kremlini tha sot se nuk kishte informacion rreth mercenarëve rusë që thuhet se po vriteshin në Siri, duke thënë se ai njihte vetëm për shtetasit rusë të cilët ishin vendosur atje si anëtarë të forcave të armatosura ruse.

Pjesa më e madhe e mercenarëve të vrarë raportohet se janë punësuar nga ushtri private e quajtur Wagner, e cila është lidhur ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, shkruan Daily Mail, duke shtuar se kjo ushtri drejtohet nga Dmitry Utkin një ish-anëtar i forcave speciale ushtarake ruse.

Gjithashtu ai është fotografuar në evente të ndryshme përkrahë Presidentit rus, Vladimir Putin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400