Mediat kroate godasin: Po ndotemi nga droga dhe mbeturinat shqiptare

23:40 / E hëne, 19 Mars 2018

 

Shqipëria dhe Mali i Zi janë cilësuar nga disa media kroate si shkaktaret kryesore të ndotjes së brigjeve të Dubrovnikut.

Tashmë në brigje është gjetur edhe drogë nga këto vende, shkruan “Dubrovacki Dnevnik”, për disa pako marijuanë të gjetura në breg dy ditë më parë.

Portali “Dubrovacki.hr” raporton se forcat policore po kontrollojnë në zonë për pako të tjera të marijuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafët, nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë.
Sipas “Dubrovacki Vjesnik”, mbeturinat i sjellin erërat jugore dhe rrymat detare në Dubrovnik. Ato identifikohen si mbeturina të ardhura nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse.

Brigjet e parkut kombëtar të Mljet janë mbushur me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400