Mediat siriane: Inspektorët kimikë kanë hyrë në Duma

17:17 / E martë, 17 Prill 2018

 

 

Mediat shtetërore siriane po raportojnë se inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike kanë hyrë në qytetin Duma, ku dyshohet që është kryer një sulm me armë kimike.

Televizioni shtetëror dhe agjencia shtetërore SANA thanë se ekipi nga kjo organizatë kanë hyrë në Duma sot.

Këto njoftime vijnë pas akuzave nga qeveritë Perëndimore drejtuar Sirisë dhe Rusisë, për ndalimin e qasjes në vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik, që ka rritur tensionet mes tyre.

Më 16 prill, inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike thanë se ende nuk u është dhënë leja për të hyrë në Duma.

Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Moska mban përgjegjësi të përbashkët me Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad për këtë sulm, por ajo tha se planifikon që të mbajë të hapur kanalet e komunikimit me presidentin rus, Valdimir Putin.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca më 14 prill kryen sulme ajrore në Siri, në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400