Melania Trump bën një vizitë surprizë në qendrat e trajtimit të fëmijëve emigrantë

10:40 / E premte, 22 Qershor 2018

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka vizituar të enjten zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Teksas, ku po mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre.

 

Zonja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të nënshkruar urdhërin që mban së bashku familjet, është larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes për të vizituar Teksasin.

“Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Mendoj se çdokush që ka zemër do të ndihej i fuqishëm. Nuk duam të shohim familje të ndara”, ka thënë Trump të mërkurën, sipas REL.

Udhëtimi në Teksas ka qenë shfaqja më e dukshme që ka bërë zonja Trump, prej kur ka kryer operacionin e saj në veshkë më 14 maj.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400