Mijëra të evakuuar në Vietnam, 46 të vdekur nga vërshimet

14:10 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Shira të fuqishme që kanë përfshirë pjesën veriore dhe qendrore të Vietnamit kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu si pasojë e të cilave 46 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë konsiderohen të zhdukur, në katastrofën më të madhe natyrore ndër vite, njoftoi komiteti për kërkime dhe shpëtim të enjten.

Mbi 300 shtëpi janë shkatërruar dhe 34,000 shtëpi të tjera janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve.

Raportimet e mëhershme kanë bërë të ditura se mbi 8,000 hektarë me oriz janë dëmtuar dhe rreth 40,000 kafshë janë mbytur.

Vërshimet po ashtu kanë prekur 7 nga 77 provinca në Tajlandë, vendin fqinj të Vietnamit, ku 480,000 hektarë të agrikulturave janë prekur nga vërshimet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400