Minj, qen dhe prostituta: Spitali i braktisur ku pacientët janë lënë në mëshirën e fatit (Foto)

19:17 / E mërkure, 11 Janar 2017

Sëmundja e lebrozës kurohet  në shumë vende të botës, ndërsa raportohet se njerëzit jetojnë me këtë sëmundje çdo ditë, dhe afro 200 mijë raste të reja evidentohen për çdo vit.

Spitali Curupaiti në Rio de Janeiro është një prej vendeve që e kishte bërë një gjë të tillë, por është braktisur nga qeveria braziliane dhe për këtë kishte një arsye të fortë, transmeton Telegrafi.

Të gjithë personat që kuroheshin nga lebrosa, gjatë gjithë kohës qëndronin brenda të mbyllur pasi mund të infektonin të tjerët.

Megjithatë, qindra njerëz vazhdojnë të jetojnë në spitalin e braktisur në vitet e 80-ta të lënë në mëshirën e fatit.

Por, fotografi Fabio Teixiera ka vizituar këtë spital që është vetëm pesë milje larg stadiumit olimpik ku janë mbajtur lojërat, me të vetmin qëllim që ta dokumentoj gjendjen e këtij spitali.

Vitin e kaluar Sunday Mirror, kishte raportuar se minjtë dhe qentë janë parë duke shëtitur në korridoret e këtij spitali, derisa prostitutat shpesh kryejnë veprimtarinë e tyre në dhomat e këtij spitali.

Lebroza apo sëmundja Hansen, shkaktohet nga një baktere, ku India ka numrin më të madh të prekurve me këtë sëmundje e pasuar nga Brazili.

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400