Moti i keq godet Britaninë, aeroplani “rrëmbehet” nga erërat e forta

15:26 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Erërat me një shpejtësi 100mph kanë goditur sot Britaninë e Madhe, gjë që ndër tjera ka bërë që vendi të vuante edhe ndërprerjet e energjisë elektrike dhe kaos në komunikacion.

Siç shkruajnë mediat e huaja, më shumë se 2,000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në North East, kur një kamion u rrotullua në Forth Bridge, afër Edinburgut.

Gjithashtu thuhet se pemët dhe muret ranë mbi Northumberland, me një rrugë në qendër të qytetit të Newcastle të mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta.

Ndërkohë bëhet e ditur se në aeroportin e Leeds Bradford ka patur vështirësi të aterrimeve të aeroplanëve.

Ka qenë fluturimi BE729 i cili ka tentuar që të aterronte në këtë aeroport, por kishte pasur shumë vështirësi për shkak të erërave të forta.

Image

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400