Ndarja më interesante që keni dëgjuar: Çifti ndahen pas 15 minutave martesë

09:36 / E premte, 25 Maj 2018

Martesa në mes të një çifti në Dubai ka zgjatur më pak se 15 minuta, si rezultat i një mosmarrëveshjeje në mes të dhëndrit dhe babait të nuses- i cili e kishte me nxitim t’i marrë paratë për çmimin e vajzës. Dhëndri u pajtua që t’i paguajë 20 mijë euro babait të nuses, ai pagoi pjesën e parë, ndërsa gjyqtari kishte vendosur që pjesën tjetër të pagesës ta kryente pas martesës.

Mirëpo, babai i nuses kishte dyshime në këtë gjë, dhe nuk e lejonte burrin e sapomartuar të dilnte nga vetura për të shkuar t’i merrte paratë. Ai i kërkoi dhëndrit që ta dërgonte një të afërm për t’i marrë paratë, duke refuzuar që të priste disa minuta, por dhëndri u ndje i fyer dhe menjëherë u divorcua nga gruaja.

Avokati që kërkoi të mos i publikohet emri ka thënë se dhëndri u ndje i fyer dhe përçmuar nga vjehrri i tij, dhe kështu i tha se nuk e dëshiron vajzën e tij për grua, dhe u divorcua në më pak se 15 minuta pas nënshkrimit të kontratës martesore.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400