Në krye të vendit që nga viti 1980, a po i vie fundi presidentit të Zimbabvesë? (Foto/Video)

08:58 / E mërkure, 15 Nëntor 2017

 

Mediat botërore thonë se është bërë grusht shtet kundër Presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe (93), i cili me këtë vend udhëheq që nga viti 1980.

Përveç kësaj, mediat përcjellin një sërë informacionesh të pakonfirmuara dhe jozyrtare për atë që po ndodh aktualisht në Harare, transmeton InfoPress.

Shkaku i shpërthimeve, si dhe lokacionet e tyre të sakta ende nuk dihen.

Agjencitë e huaja raportojnë se ushtarët morën televizionin shtetëror ZBC, duke cituar burime nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, thuhet se ushtarët u thanë punëtorëve të televizionit “të mos shqetësoheshin” dhe se ata ishin atje vetëm për të siguruar lokacionin. Në të njëjtën kohë, “Guardian” shkruan se ushtarët sulmuan televizionin dhe punëtorët civilë.

Ka edhe informacione të pakonfirmuara që ushtarët rrethuan edhe shtëpinë e vetë presidentit Mugabe.

Në rrjetet sociale, janë publikuar pamje ku shihen automjete ushtarake që bllokojnë rrugët. Përveç kësaj, ushtarët u vunë re duke ngarkuar edhe sasi të mëdha të municioneve në kamionë. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400