Ngrin lumi Danub në gjithë Evropën (Video)

19:20 / E mërkure, 11 Janar 2017

Për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve të këqija atmosferike, Danubi është bërë vështirë i lundrueshëm pasi pjesa më e madhe e tij aktualisht është e ngrirë.

 Lumi i dytë më i madhi në Evropë, i cili rrjedhë në dhjetë vende këto ditë është në një gjende që asnjëherë më parë nuk ishte. Pamje e mrekullueshme nga gjendja e akullt e Danubit janë kapur nga gjithë ato territore ku kalon.

Temperatura nga rrjedha e lumit nëpër Gjermani është matur nga -17 gradë.

Edhe Austria është duke u përballur më të ftohët polar, temperaturat kanë shkuar deri në -22 gradë dhe Danubi në Vjenë është ngrirë.

Në Sllovaki gjendja është më e mirë, pasi është parë se rrjedha e lumit afër Bratislavës nuk është ngrirë.

Në Hungari, Danubi ka krijuar ajsberg të mahnitshëm.

Kroaci ka ndaluar lundrimin në Danub, pasi i gjithi ishte ngrinë.

Edhe në Serbi gjendja e Danubit është alarmante, ai është ngrirë plotësisht.

Edhe në Bullgari dhe në Rumani, Danubi nuk i përballoi të ftohtit, ai është ngrirë plotësisht.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400