Nicoletti zgjidhet president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

21:13 / E hëne, 22 Janar 2018

 

Social-demokrati italian, Michele Nicoletti, u zgjodh sot presidenti i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE), mbledhur në seancë në Strasburg.
Kandidati i vetëm për këtë post, Nicoletti u zgjodh në përfundim të një votimi në hapje të seancës së Asamblesë. Mandati i tij është një vjeçar dhe i rinovueshëm vetëm një herë.

Presidenti i të zgjedhurve socialistë (SOC) në APCE, Nicoletti, 61 vjeç, drejtonte që prej vitit 2014 delegacionin italian.

Ai pasoi spanjollin, Pedro Agramut, i detyruar të jepte dorëheqjen në fillim të tetorit, pas një takimi të kundërshtuar me presidentin sirian, Bachar al-Assad në mars 2017.

Asambleja ishte drejtuar që prej muajit tetor nga deputetja konservatore qipriote, Stella Kyriakides (PPE), që e mbante përkohësisht këtë post.

Michele Nicoletti bëhet presidenti i 31 i APCE që prej krijimit të Këshillit të Evropës në vitin 1949 dhe italiani i dytë në këtë funksion, përcjell Atsh.

APCE-ja numëron 318 parlamentarë të dalë nga Parlamentet kombëtare të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400