Nis festivali famëkeq në Kinë, thirrje për të frenuar masakrën me qentë

20:55 / E premte, 22 Qershor 2018

Përkundër kërkesave të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka filluar edhe këtë vit në Yulin të Kinës, festivali ku festohet duke ngrënë mish qeni.
Festivali nisi dje dhe do të vazhdojë për nëntë ditë. Rreth 10 mijë qen do të theren për të festuar solsticin e verës.
Për të shmangur protestat e shoqatave dhe aktivistëve, këtë vit therja e kafshëve do të mbahet larg nga sytë e klientëve dhe çdo shitës do të ekspozojë maksimumi dy trupa qensh.
Mbrojtësit e kafshëve në Itali protestuan dje në Romë, duke brohoritur: “Ndaloni Kinën, shfuqizoni festivalin Yulin, të ndalojmë konsumimin e qenve dhe maceve.

Nis festivali famëkeq në Kinë, thirrje për të frenuar masakrën me qentë

Sipas tyre kjo nuk është festë por një masakër.
Sipas të dhënave nga zyra në Pekin për mbrojtjen e kafshëve në botë, “25 milionë qen theren në Kinë çdo vit.
Dhe në Yulin, ku festohet çdo vit solstici veror , janë masakruar dhe më pas ngrënë rreth 10 mijë mace dhe qen, një masakër: Sipas besimit popullor, mish i qenit është burim shëndeti, fati dhe energjie seksuale; ndërsa sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi i mishit të qenve me origjinë të panjohur janë të njohura – në bazë të të dhënave nga institucionet lokale dhe institucionet shëndetësore “.
Edhe këngëtari, Tiziano Ferro, ka ndarë në rrjetet sociale një video-mesazh me kërkesën e aktivistëve për mbrojtjen e kafshëve që ftojnë të pengohet ky event.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400