Njerka mbyti me duar djalin 8-vjeçar spanjoll që ishte zhdukur

13:43 / E martë, 13 Mars 2018

Një djalë tetëvjeçar, zhdukja e të cilit bëri bujë në Spanjë, rezulton se është vrarë ditën që u zhduk.

Trupi i Gabriel Cruz u gjet në bagazhin e një makine, e cila ishte në pronësi të njerkës së tij, ditën e dielë.

Ana Julia Quezada, 43 vjeç, është arrestuar. Ajo kishte shkuar vazhdimisht duke kontribuar nëpër fushata për të gjetur djalin.

Gabrieli u zhduk në provincën jugore të Almerisë më 27 Shkurt.

Njerka e tij, thuhet se e ka fshehur trupin e djalit në një pronë familjare në fshatin Rodalquilar, por është kapur nga policia duke u përpjekur ta lëvizë atë diku tjetër.

Nëna e Gabriel, Patrizia Ramirez, kishte dyshuar gjithmonë se Quezada kishte gisht në zhdukjen e djalit të saj dhe tha se drejtësia duhej të vihej në vend.

Sipas CNN, ky nuk është rasti i vetëm që gruaja me origjinë nga Republika Domenikane është bërë përgjegjëse për vdekjen e një fëmije.

Në vitin 1996, një vajzë katërvjeçare u rrëzua nga dritarja në qytetin verior të Burgos, ku ndodhej me të dyshuarën. Në atë kohë vdekja u konsiderua si aksidentale, por autoritetet kanë rihapur çështjen.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400