OBSH: Një botë pa epidemi, plotësisht e mundshme

23:56 / E mërkure, 14 Shkurt 2018

 

Investimet strategjike në sistemet shëndetësore globale, së bashku me përmirësimin e parashikueshmërisë, gatishmërisë dhe aftësive për të reaguar, mund të ndihmojnë misionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për një botë pa epidemi, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së gjatë një samiti në Dubai.
Duke iu referuar rëndësisë së zbatimit të rregulloreve ndërkombëtare shëndetësore dhe mbajtjes së një sistemi të fortë paralajmërues dhe reagues për të zbuluar dhe trajtuar shpejt epidemitë, Tedros tha se epidemia e gripit spanjoll mbetet epidemia më vdekjeprurëse në historinë e njerëzimit.

“Epidemia ‘Ebola’ është një kërcënim për sigurinë globale, që ka prekur një numër të caktuar vendesh dhe patur një ndikim shkatërrues ekonomik”, tha ai duke shtuar se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e rritjes për vendet e prekura dhe se Ebola na ka treguar se si një sistem i dobët shëndetësor në një vend , mund të kërcënojë botën duke e vënë atë në rrezik, përcjell Atsh.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e mbulimit shëndetësor global duke thënë se, rreth 3,5 miliardë persona nuk kanë akses në shërbimet shëndetësore bazë dhe se rreth 100 milionë persona janë përfshirë në një varfëri ekstreme pasi ata nuk mund të përballojnë koston e kujdesit të tyre shëndetësor.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400