Ofelia godet pa mëshirë: Shikoni pamjet e Irlandës pas goditjes së parë të uraganit në Evropën e shkullit 21 (Video)

10:41 / E martë, 17 Tetor 2017

 

Stuhia tropikale, Ofelia goditi dje Irlandën duke lënë të vddekur të paktën 3 persona, njoftojnë mediat lokale.

Rreth 120,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike gjersa autoritetet paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa të mos kalojë stuhia “shumë e rrezikshme” siç përshkruhet Ofelia, transmeton InfoPress.

Gjatë natës, “Ofelia” u dobësua nga uragani në stuhi dhe erërat arrijnë deri në176 kilometra në orë duke shkulur edhe trungjet e pemëve.

“Këto erëra janë shumë të rrezikshme për jetën”, tha kryetari i Shërbimit Kombëtar Emergjent të Irlandës, Shon Hogan.

Irlanda mbylli të gjitha shkollat. Skocia, Uellsi dhe pjesë të Anglisë kanë lëshuar paralajmërimin e “verdhë”.

Siç njoftuan autoritetet e Irlandës, përveç shkollave u mbyllën kolegjet dhe institucionet tjera arsimore.

Vendimi u mor në marrëveshje me Shërbimin e Emergjencave dhe në konsultim me shërbimin meteorologjik që parashikon ardhjen e një “stuhie të paprecedent”. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400