OKB bën këtë veprim për myslimanët Rohingya të Mianmarit

15:49 / E premte, 22 Shtator 2017

 

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh.

Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë 422 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur militantët Rohingya kishin marrë ofenzivë në Mianmar.

Bangladeshi tashmë po strehonte rreth 400 mijë Rohingya që kishin ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 78 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet.

“Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Ëatkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh.

Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400