Pamje dramatike nga vullkani që shkatërroi 467 shtëpi

20:52 / E premte, 22 Qershor 2018

Vëzhgimet e shkencëtarëve kanë zbuluar pamjet dramatike të vullkanit shpërthyes të Hawaii që po përhapet nëpër peizazh me shpejtësinë rreth 17 milje në orë.

“Shpërthimi i vazhdueshëm në Kilauea po prodhon rrjedhje akoma më të fuqishme”, ka njoftuar USGS.

Ekspertët paralajmërojnë që vullkani i “Kilauea” ende paraqesin rrezik në rajon. Kujtojmë se në raportin e publikuar thuhej se ishin shkatërruar 467 shtëpi.

Vullkani shpërtheu me 19 maj dhe llava u përhap mbi 300 metra në më pak se një orë. Më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga zonat e banuara në Big Island dhe helikopterët e Gardës Kombëtare janë dërguar për të transportuar së paku katër banorë nga zona më e ulët e Puna në Hawaii.

“Kilauea” është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400