Papa Françesku kërkon falje për viktimat e abuzimeve seksuale

18:54 / E hëne, 22 Janar 2018

Papa Françesku kërkoi sot falje për viktimat e abuzimeve seksuale, pas protestës së shkaktuar në Kili nga mbështetja e tij për një peshkop të diskutuar kilian, por që mungojnë provat kundër tij.

“Dita, kur do të më jepni një provë kundër peshkopit Barros, do t’iu flas. Nuk ka asnjë provë të vetme kundër tij. Të gjitha janë shpifje. Kjo është e qartë?”, kishte theksuar të enjten Papa argjentinas, pas kritikave nga gazetarët në Kili.

Në këtë vend ku katolicizmi është në rënie, Papa Françesku ka tronditur gjithashtu duke dhënë një përqafim për Juan Barros, peshkop i dyshuar për qëndrimin e heshtur ndaj reagimeve për një prift të vjetër pedofil të përjashtuar nga Vatikani.

“Duhet t’u kërkoj falje sepse fjala “provë” ka plagosur shumë viktima të abuzimeve seksuale”, deklaroi papa Françesku në një konferencë shtypi në avionin që po e dërgonte në Romë.

“Të dëgjosh Papën të thotë “më jepni një letër me prova”, kjo është një shuplakë dhe do të jap llogari tashmë që shprehja ime nuk ishte e kënaqshme”, theksoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Vatikani kishte hetuar për Barros, pa gjetur elementë për ta dënuar. Me rrezikun e pakënaqësisë së kilianëve, ai u shpreh i bindur për pafajësinë e peshkopit.

“Drama e viktimave të abuzimeve është e tmerrshme, e tmerrshme. Prej dy muajsh kam qenë në kontakt me një grua që ka qenë viktimë 40-vjet më parë. E martuar me tre fëmijë, kjo grua nuk komunikonte më që prej asaj kohe, sepse në dorën e priftit, ajo shikonte dorën e abuzuesit seksual”, thekson Papa.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400