Papa: Lajmet e rreme në media janë haram

23:06 / E diell, 17 Dhjetor 2017

Papa Françesku ka kritikuar gazetarët për mbledhjen e skandaleve dhe lajmeve sensacionale, duke thënë se ato janë “mëkat i madh” që lëndon të gjithë të përfshirët.

Ati i shenjtë, që planifikon që në fjalimin vjetor të drejtohet edhe për “lajmet e rreme” i ka thënë medias katolike të shtunën që gazetarët kryejnë një mision në mesin e atyre më “fondamental” të shoqërive demokratike, shkruan Guardian.

Por ai u kujtoi atyre që të japin informacione të sakta, të plota dhe korrekte dhe të mos japin raporte të njëanshme.

Papa ka thënë: “Nuk duhet të bini në ‘mëkatin e komunikimit:’ dezinformim apo duke rrëfyer vetëm njërën anë, shpije sensacionale dhe duke shikuar për gjëra që janë lajme të vjetruara dhe që janë trajtuar e për t’i sjell në dritë përsëri”.

Ai ka thënë se këto veprime “janë mëkate të mëdha që lëndojnë zemrat e gazetarëve dhe lëndojnë të tjerët.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400