Paralajmërim alarmant i CIA-s: Koreja e Veriut e gatshme ta sulmojë Amerikën

08:50 / E martë, 23 Janar 2018

 

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), SHBA, Mike Pompeo, paralajmëroi se raporti i fundit tregon se Koresë së Veriut i duhen  vetëm disa muaj që të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore, transmeton InfoPress.

“Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut vazhdon të zgjerohet, të përmirësohet, të bëhet më i fuqishëm, më i aftë, më i besueshëm”, tha Pompeo për BBC.

I pyetur se sa kohë do të duhej derisa udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un të ishte në gjendje të godiste SHBA,  Pompeo tha, “Disa muaj”.

New York post, megjithatë vë në dukje se Pompeo bëri parashikime të ngjashme në tetor të vitit të kaluar, gjë që sipas gazetës mund të jetë një shenjë se Pheniani nuk ka bërë shumë përparim që nga vjeshta  e vitit të kaluar.

Për kujtesë, në mes të vitit 2017, Koreja e Veriut lëshoi ​​një video të frikshme të simulimeve të një sulmi ndaj Uashingtonit, kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara. /InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400