Pas Amerikës, edhe Kanadaja ndryshon sistemin e vizave

11:20 / E premte, 17 Gusht 2018

 

Pas njoftimit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, se nuk është e nevojshme as garancia financiare ose dokumente të tjera për të marrë vizë turistike, lajm i mirë vjen dhe nga Kanadaja.

Prej 1 gushtit Kanadaja ka nisur aplikimin për vizë biometrike, me shenjat e gishtave dhe foto digjitale.

Në këto vende ku përfshihet dhe Shqipëria, kërkesa biometrike nuk vlen më për diplomatët që udhëtojnë për shërbime zyrtare, personat nën 14 vjeç apo mbi moshën 79 vjeç, krerët e shtetit dhe të qeverisë, ata që mbajnë një autorizim të vlefshëm elektronik të udhëtimit (eTA).

MEPJ bën të ditur se për të lehtësuar udhëtimin e përsëritur në Kanada, aplikantët do të duhet vetëm të japin shenjat e tyre biometike një herë në 10 vjet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400