Pas dështimit me ObamaCare, Trump nënshkruan urdhëresën për Kujdesin Shëndetësor

18:24 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Presidenti Donald Trump, i frustruar nga dështimi i Kongresit për të shfuqizuar dhe zëvendësuar ObamaCare, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv ditën e enjte, në mënyrë që të lehtësoj për qytetarët blerjen më të lirë të sigurimeve shëndetësore.

Ekipi i Trump ka thënë që përmes këtij urdhri u mundëson bizneseve të vogla dhe individëve nga shoqata të ndryshme, të sponzorojnë mbulimin e shpenzimeve, që mund të shitet përmes linjave shtetërore.

Ky urdhër “jep direktiva për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Departamentin e Punës dhe Thesarin që të ndërmarrin veprime në mënyrë që të rrisin konkurrencën, zgjedhjen, si dhe të rrisin qasjen në opsionet shëndetësore që kane çmim të ulet dhe kualitet të lartë, dhe kështu njerëzit do të kenë kujdes shëndetësorë shumë të mirë” ka deklaruar Trump.

Tutje ai ka thënë që do t’i bëj presion Kongresit për shfuqizimin dhe zëvendësimin e Nenit për Kujdesin e Përballueshëm, shkruan New York Post.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400