Pas shembjes së urës, Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme

21:22 / E mërkure, 15 Gusht 2018


Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për periudhë prej 12 muajsh, në rajonin Liguria, në përgjigje ndaj shembjes së një ure në Gjenova.

Ai gjithashtu tha se do të ndajë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore dhe do t’ia dhurojë këtij rajoni.

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës gjatë ditës së martë, ku mbetën të vdekur 39 persona.

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresë se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën gërmadhat e urës Morandi, ku pothuajse 40 makina kanë rënë nga një lartësi prej 45 metrash, pas shembjes së një pjese të urës.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së urës. Autoritetet në Gjenova kanë shpallur dy ditë zie, pas kësaj tragjedie.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400