Për ‘inat’ të Trumpit: Miliarderi amerikan ofron 64 milionë dollarë për ekologjinë

14:09 / E enjte, 12 Tetor 2017

 

Fondacioni i ish-Kryebashkiakut të qytetit të New Yorkut, Michael Bloomberg do të dhurojë 64 milionë dollarë për një program që synon heqjen e termocentraleve me qymyr dhe uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm.

Miliarderi Blumberg këtë vendim e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme në Uashington, dy ditë pasi administrata e Donald Trump njoftoi se do të shfuqizojë planin e Barak Obamës qëllimi i të cilit ishte ulja e nivelit të emetimeve të gazrave të dëmshme në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030, shkruan AP, transmeton InfoPress.

Trump premtoi ringjalljen e minierave të qymyrit të SHBA-ve të cilat aktualisht janë në krizë. /Gazeta InfoPress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400