Për pesë minuta, në të njejtin vend rrëshqasin mbi 15 nxënës

18:09 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Një video qesharake është lansuar në internet, dhe ka të bëjë me rrëshqitjen në akull….të nxënësve.

Si duket akulli i ka zënë të papërgatitur sa duhet nxënësit.

Një video amatore është xhiruar nga një vozitës në makinë, dhe e çuditshmja njëkohësisht qesharakja është se për pesë minuta vazhdimisht nxënësit janë rrëzuar.

Disa prej tyre në grupe, disa duke kaluar dhe përshëndetur me dorë, të tjerë të vetëm, me libra në dorë.

Mbi 15 nxënës janë rrëzuar, të gjithë duke rrëshqitur në të njejtin vend.

Shikoni videon më poshtë, për të parë secilin prej tyre, sa kanë qeshur me njëri tjetrin.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400