Përlotet Barack Obama, fjalë falendëruese për Michellen (Foto)

08:44 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Presidenti amerikan Barack Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.

Ai tha: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por  edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin  nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.”

Michelle buzëqeshi dhe  mezi mbajti lotët.

Presidenti gjithashtu shpërtheu në  lot  dhe vazhdoi:

” E ke bërë Shtëpisë së Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400