Pesë të vdekur nga moti i keq në Poloni

22:17 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

 

 

Pesë persona rezultojnë të vdekur për shkak të motit të keq që ka përfshirë Poloninë, pas valës së të nxehtit, njoftuan sot forcat zjarrfikëse.

Adoleshentët të moshave 13 dhe 14 vjeç kanë vdekur në gjumë nga rrëzimi i pemëve shkaktuar nga një stuhi e fuqishme që përfshiu kampingun e tyre në qytezën Suszek. Rreth njëzet persona rezultojnë të plagosur.

Një grua ka vdekur pasi një pemë është rrëzuar mbi ndërtesën e shtëpisë së saj në fshatin Konarzyny. Gjithashtu një burrë rezulton i vdekur në një fshat fqinjë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400