Plani i qeverisë së re austriake tërbon turqit

23:41 / E diell, 17 Dhjetor 2017

 

 

Turqia kritikoi sot programin e qeverisë së re austriake të krijuar nga e djathta dhe ekstremi i djathtë, që i kundërvihet fuqishëm një aderimi të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

“Ky deklarim i zhveshur nga të gjitha themelet dhe dritë shkurtër në programin e qeverisë së re austriake konfirmon fatkeqësisht frikën për një orientim politik që bazohet mbi diskriminimin dhe margjinalizimin”, protestoi Ministria turke e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Nëse ky program realizohet, Austria ka rrezikun që të humbasë miqësinë e Turqisë dhe do të tërheqë reagimet përkatëse”, paralajmëroi Ministria.

Negociatat për aderim të Turqisë në BE janë në një pikë të vdekur që prej tentativës për grusht shteti ushtarak në vitin 2016 dhe valës së represionit që e ndoqi, përcjell Atsh.

Austria shpreson në ndërperjen formale të këtyre negociatave, por kjo dëshirë përplaset me kundërshtimin e shumë vendeve kryesore të BE-së, krysisht me Gjermaninë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400