Policia amerikane hyn me forcë në konsullatën e përgjithshme ruse

22:34 / E mërkure, 25 Prill 2018

 

 

Autoritetet amerikane janë përpjekur të hyjnë në rezidencën e mbyllur të konsullit të përgjithshëm rus në Seattle, Uashington.

Ndërtesa u evakuua me urdhër të SHBA si pjesë e dëbimit masiv të diplomatëve rusë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë personelin e Departamentit të Shtetit në oborrin e ndërtesës, duke u përpjekur për ta thyer atë. Flamuri rus ende valëvitet mbi ndërtesë.

Personeli konsullor u largua nga rezidenca të mërkurën mbrëma, në përputhje me afatin e dhënë muajin e kaluar nga administrata Trump.

“Përpjekja për të thyer ndërtesën është një ‘hap antipatik'”, tha për RIA Novosti ambasada ruse në SHBA.

Konsullata e Seattle u urdhërua të mbyllet “për shkak të afërsisë me një nga bazat tona nëndetëse dhe Boeing”, tha administrata Trump më 26 mars, duke njoftuar për dëbimin e 60 diplomatëve rusë nga SHBA.

SHBA e ndërmori këtë vendim në solidaritet me aleatin e saj, Londrën, e cila fajëson Rusinë për sulmin me kimik ndaj ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, me nënshtetësi britanike.

Kanadaja, Australia dhe shumica e vendeve të NATO’s ndoqën hapin, duke dëbuar mbi 150 diplomatë rusë. Moska u hakmor me të njëjtën mënyrë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400