Policia greke arreston dhjetëra migrantë me pasaporta false

22:56 / E hëne, 30 Korrik 2018

Gjatë kësaj jave, policia në Greqi ka arrestuar dhjetëra migrantë për shkak se ata po tentonin që të udhëtonin në vendet të tjera evropiane me pasaporta apo letërnjoftime false.

Në ishullin e Kretës, në total janë kapur 66 persona të cilët kanë tentuar të udhëtonin me dokumente false nëpërmjet aeroporteve Heraklion, Xhania dhe Siteia.

Këta persona kanë tentuar që të udhëtonin me avion nga Greqia për në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, ka njoftuar Policia greke.

Migrantët, që kanë pasur dokumente false të udhëtimit, vazhdimisht janë kapur nga autoritetet greke gjatë sezonit turistik të verës.

Kontrabandistët po u shesin migrantëve dokumente të falsifikuara, pasi që “Rruga Ballkanike”, që më herët migrantët përdornin për të arritur në vendet evropiane, është mbyllur, kanë thënë autoritetet greke.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400