Policia spanjolle asgjëson bandën marokene

23:56 / E hëne, 22 Janar 2018

 

 

Policia në Spanjë ka bastisur disa ambiente të përdorura nga një grup kriminal maroken si baza të pajisura me radarë të sofistikuar që sinjalizonin trafikantët e drogës për afrimin e patrullave të policisë.

Bazat kryesore kanë qenë dy shtëpi në të cilat ishin vendosur radarët, por edhe antena të teknologjisë së lartë, përmes të cilave trafikantët monitoronin lëvizjet e varkave dhe helikopterëve të policisë.

Në këtë mënyrë, ata arrinin të mbronin ngarkesat e drogës që kalonin përmes Ngushticës së Gjibraltarit dhe zbarkonin në plazhin Kadiz.

“Infrastruktura që kishin ngritur u mundësonte të lokalizonin patrullat detare dhe ajrore dhe t’u jepnin informacione në kohë reale anëtarëve të grupit që drejtonin vakrat me hashash”, thuhet në një deklaratë të policisë spanjolle.

Forcat e rendit kanë bastisur 16 banesa në lokalitetin La Linea dhe dy të tjera në Manilva, duke arrestuar 10 persona dhe sekuestruar armë zjarri, varka të shpejta, automjete dhe 50 mijë euro para të thata.

Sipas autoriteteve iberike, grupi kriminal ishte i strukturuar me një hierarki të rreptë dhe çdo anëtar i tij kishte detyra specifike.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400