Pompeo: Synimi i Amerikës s’është ndryshimi i regjimit në Iran

10:34 / E premte, 25 Maj 2018

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se administrata e Presidentit Trump nuk po përpiqet për ndryshim regjimi në Iran, por për të arritur një konsensus global mbi mënyrat që do ta bindin Teheranin “të sillet si një vend normal”.

 Pompeo tha sot para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se administrata prej kohësh ka punuar për planet për të rivendosur sanksionet e mëparshme dhe për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit me synimin për t’i mohuar këtij vendi burimet financiare për të kryer vepra keqdashëse, njofton VoA.

Dje, shefi i diplomacisë amerikane dëshmoi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të takohen me vendet aleate, përfshirë zyrtarë të Bashkimit Evropian, në fillim apo në mes të qershorit për të diskutuar hapat e ardhshëm në përgjigje të programit të Teheranit për zhvillimin e armëve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400