Presidenti çeçen: Nëse Trump dhe Merkel vijnë këtu, do t’i arrestojmë!

23:42 / E martë, 24 Prill 2018

 

Nëse Angela Merkel ose Donald Trump vizitojnë ndonjëherë Republikën ruse të Çeçenisë, ata do të arrestohen dhe të gjitha llogaritë e tyre në territorin çeçen do të ngrihen, thotë lideri lokal Ramzan Kadyrov.
Kadyrov, i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, bëri shaka të dukshme gjatë një interviste që ai i dha kanalit të lajmeve Rossiya 24.

Ai u pyet për mundësinë e vendosjes së një liste shtesë të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse ata vijnë në Republikën tonë [të Çeçenisë], ne menjëherë do t’i arrestojmë dhe do të futen në burg”, tha ai. Kreu çeçen shtoi se ai nuk kishte frikë nga asnjë sanksion perëndimor, pasi ai nuk kishte pasuri ku vendet perëndimore mund t’i kapnin.

Në intervistën, e cila do të transmetohet të martën në mbrëmje, Kadyrov foli për një sërë çështjesh vendore dhe ndërkombëtare, nga roli i luajtur në Siri nga çeçenët etnikë që shërbenin në ushtrinë ruse në qëndrimin e tij ndaj martesave poligame të miratuara nga Islami, etj.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400